Në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, nga data 1 Shtator 2021 fillon detyrimi ligjor për fiskalizimin e çdo transaksioni me para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe konsumatorve.
Në kuadër të këtyre zhvillimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ka certifikuar 2 subjekte të fushës së Teknologjisë dhe Informacionit si prodhues/mirëmbajtës për zgjidhje software-ike për transaksionet me para në dorë.
Në zbatim të VKM Nr. 239, datë 20.03.2020, Komisioni i Përbashkët i çertifikimit i krijuar me urdhër tw posaçëm, ka marrë në shqyrtim aplikimet duke vlerësuar fillmisht dokumentacionin e paraqitur dhe më pas është testuar zgjidhja software-ike e zhvilluar nga aplikuesit.
Në përfundim të të gjithë veprimeve ligjore të kryera nga Komisioni, është vijuar me lëshimin e Çertifikatës së Regjistrimit për secilin nga subjektet, e nënshkruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Listën e subjekteve të certifikuar e gjeni në menunë Fiskalizimi, në linkun:
Lista e subjekteve te çertifikuara
Administrata Tatimore inkurajon të gjithë palët e përfshira në këtë proces të rëndësishëm, që të ndjekin dhe zbatojnë detyrimet ligjore e teknike me të cilat ngarkohen nga kuadri ligjor në fuqi.