Institucioni > Luftojmë informalitetin >
Luftojmë informalitetin
Denoncime
Ju keni mundësinë të denonconi aktet korruptive apo sjelljet jo etike të punonjësve të Administratës Tatimore, si dhe evazionin fiskal apo shkeljen e ligjeve tatimore nga subjektet tatimpagues, të regjistruar ose jo, të cilat konstatohen nga Ju!
Gjithashtu, ju mund të dërgoni çdo problem apo shqetësim që keni me Administratën Tatimore, pyetje, kërkesa për sqarime etj, si dhe mund të raportoni rastet e shkeljeve që keni konstatuar në adresën joinformalitetit@financa.gov.al, duke na ndihmuar në këtë mënyrë që të përmirësojmë punën tonë në lidhje me procedurat për zgjidhjen e çdo problemi apo shqetësimi si dhe pengesave që ju mund të keni me Administratën Tatimore.
Ju mund t'i paraqisni shqetësimet tuaja dhe mund t'i denonconi këto fenomene:
- Duke telefonuar, pa pagesë nga një numër telefoni fiks ose celular në numrin: 0800 14 14. Gjatë orarit zyrtar të punës (8:00 – 16:30, nga e hëna në të enjte, dhe 8.00-14 të premten) një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do t'ju përgjigjet dhe do t'ju shërbejë.
Në ditët e pushimit zyrtar dhe jashtë orarit zyrtar të punës (nga ora 16:30 - 08:00 nga e hëna në të enjte dhe pas orës 14.00 të premten) ju mund të lini një mesazh në këtë numër telefoni, duke paraqitur shqetësimin apo denoncimin tuaj.
- Duke dërguar e-mail në adresën e postës elektronike: denoncime@tatime.gov.al
- Duke përdorur formularin "Informacion për Akte Abuzive", të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.
- Duke dërguar mesazh, foto apo video në Whatsapp dhe Viber në numrin 069 70 73 733
Formularin e plotësuar, Ju mund ta dërgoni:
- Me postë në adresën: Sektori i Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rr. "Gjin Bue Shpata" (mbrapa Stadiumit "Selman Stërmasi"), 1001, Tiranë.
- Duke e dorëzuar dorazi në Sektorin e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në adresën Rr. "Gjin Bue Shpata" (mbrapa Stadiumit "Selman Stërmasi"), 1001, Tiranë