Institucioni

Institucioni > Lajme >

Tatimpaguesit e Biznesit të vogël nuk do të paguajnë këstet e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për vitin 2020

Administrata tatimore informon tatimpaguesit, subjekte të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, se ka hyrë në fuqi Akti normativ nr.19, datë 23.04.2020, i cili ndryshon Ligjin nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar

Sipas ndryshimeve të këtij Ligji:

  • Këstet e parapagimeve të Tatimit të thjeshtuar mbi Fitimin, të vitit 2020, për tatimpaguesit subjekt i kësaj përgjegjësie tatimore, nuk do të paguhen.

Akti normativ nr.19, datë 23.04.2020 është botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 73, datë 24.04.2020.
 

Ju mund të njiheni me Ligjin nr. 9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar në https://www.tatime.gov.al/c/6/75/taksat-vendore