Legjislacioni

Legjislacioni > Taksat vendore >

Taksat vendore

Ky ligj në dispozitat e tij, përcakton rregullat për mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe të detyrave nga organet e qeverisjes vendore, për vendosjen e taksave vendore, mbledhjen dhe administrimin e tyre.

Në mënyrë të hollësishme, ligji përveç strukturimit, detajon çdo lloj takse të administruar nga organet vendore të administrimit, përcakton qartë edhe administrimin e saj duke filluar me mënyrën e llogaritjes, personat përgjegjës të pagimit të taksës dhe ato të mbledhjes së saj.

Një vend të veçantë zë edhe trajtimi i hollësishëm për mënyrën e adminsitrimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, konkretisht përcaktimi i tatimpaguesve subjekt i këtij taksimi, rregullat e mbajtjes së dokumentacionit, rregullat e përcaktimit të të ardhurave të tatueshme dhe shpenzimeve, shkalla tatimore, si dhe deklarimi dhe pagesa e tatimit.

Në ligj përveç përcaktimit të tarifave vendore, u atribuohet edhe e drejta organeve të qeverisjes vendore për të vendosur taksa të përkohshme.

Njëkohësisht, përsa i takon adminstrimit në tërësi, ligji vendos një harmoni veprimesh midis organeve qendrore të adminsitrimit të tatimeve e taksave me ato lokale.

Lista e mëposhtme përmban aktet ligjore dhe nënligjore dalë në zbatim të trajtimit ligjor të Taksave Vendore në Republikën e Shqipërisë.

Dokumenta ndihmëse