Fiskalizimi > Të rejat e Fundit >

Njoftim për trajnimet online për Fiskalizimin

 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se vazhdojnë të kryhen çdo ditë trajnimet për reformën e Fiskalizimit.

Këto trajnime, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për zbatimin e kësaj reforme, vijojnë të zhvillohen nga e Hëna në të Enjte, të ndara në tre seanca me orare të parapërcaktuara si dhe të Premten në dy orare.

Trajnimet administrohen nëpërmjet platformës Webex dhe janë të aksesueshme pa regjistrim paraprak dhe secili pjesëmarrës në momentin e log-imit apo gjatë zhvillimit të trajnimit duhet të vendosë edhe NIPT-in e subjektit/eve që përfaqëson.

Administrata Tatimore ka angazhuar në këtë proces trajnuesit dhe ekspertët e saj më të mirë, të cilët trajtojnë çështje të ndryshme që lidhen me Fiskalizimin.

Deri më tani, numri i trajnimeve që kanë marrë bizneset në total është  27.471 ndërsa numri i pjesëmarrësve të kontabilistëve në total është 3.433.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të marrin pjesë të gjithë palët e interesuara për këtë proces dhe zbatimin e tij siç janë tatimpaguesit, përfaqësuesit e tyre, ekonomistë, kontabilistë, zyra konsulence etj.

Për t’u aksesuar në trajnimeve ju ftojmë të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1567/drejtoria-e-pergjithshme-e-tatimeve-ben-me-dije-riorganizimin-e-procesit-te-trajnimeve-lidhur-me-fiskalizimin