Institution

Institution > News >

The Strategy of the General Directorate of Taxes for the period 2017-2021 is approved

Njoftim për Shtyp - Datë 7 Dhjetor 2016

U zhvillua sot, më 07.12.2016, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve mbledhja e tetë e Komitetit të Reformave, ku u miratua "Strategjia e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për periudhën 2017-2021". Strategjia parashikon që në pesë vitet e ardhshme të vijojë përmirësimi i shërbimeve të ofruara ndaj tatimpaguesit duke u mbështetur në modelin e përmbushjes vullnetare. Objektivat dhe masat për zbatimin e misionit të Administratës Tatimore Qendrore, mbështeten në bindjen se përmbushja vullnetare mundësohet vetëm atëherë kur të gjitha funksionet për shërbimin ndaj tatimpaguesit, kontrollit tatimor dhe mbledhjes së detyrimeve të prapambetura do të trajtohen si një tërësi veprimesh të ndërvarura dhe të mbështetura në modelin e menaxhimit të riskut.

"Ne jemi të bindur se zbatimi i kësaj strategjie nga ana e DPT-së dhe Administratës Tatimore në tërësi, do të sigurojë një kërcim cilësor në rritjen e performancës institucionale dhe kapaciteteve njerëzore"-tha Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj. Vasilika Vjero. "Në këtë kontekst-vijoi ajo- në hartimin e kësaj strategjie një rëndësi e veçantë i është kushtuar investimit në kapitalin njerëzor. Paralel shkon dhe aplikimi i sistemeve matës të performancës, në të gjithë nivelet dhe për të gjithë funksionet administrative, të cilët do të jenë edhe treguesi për të ndërhyrë në kohë reale në të gjithë komponentët e sistemit".

Administrata Tatimore Qendrore synon që në jetën sociale dhe ekonomike të vendit të sigurojë të ardhurat për financimin e politikave sociale dhe zhvillimin e qendrueshëm, të krijojë kushtet e nevojshme për qytetarët dhe bizneset, që të kuptojnë detyrimet e tyre ligjore dhe t'i përmbushin lehtësisht ato. Po kështu mbron stabilitetin ekonomik të vendit dhe qytetarëve duke identifikuar tatimpaguesit të cilët nuk i përmbushin detyrimet e tyre ligjore, e duke ushtruar të gjithë kompetencat ligjore kundrejt këtyre tatimpaguesve.

Dokumenti i plotë i "Strategjisë së DPT-së, 2017-2021" gjendet më poshtë.