Institution

Institution > News >

How to submit the inventory online

Për të dorëzuar inventarët në mënyrë elektronike, një tatimpagues duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

  1. Bën Log-in në llogarinë e tij të deklarimit elektronik, në tatime.gov.al, e-shërbime 
  2. Në menunë e-filing Im, përzgjedh Çështjet e Mia, për të bërë të mundur krijimin e një çështjeje të re
  3. Pamja Çështje të Padërguara, përzgjedh Krijo Çështje
  4. Pasi klikon Krijo Çështje më pas përzgjedh llojin e çështjes – GeneralQuestion,Pyetje e Përgjithshme
  5. Më pas shfaqet pamja e Krijimit të pyetjes së përgjithshme, në të cilën tatimpaguesi duhet të plotësojë fushën Pyetje: Inventari i datës 31.12.2016, dhe më pas duke klikuar Zgjidhni Skedar do të përzgjedhë skedarin e inventarit të ruajtur në kompjuterin e tij. Pas përzgjedhjes së skedarit, duke klikuar mbi Ngarko skedari ngarkohet në sistem dhe materiali është gati për t’u ruajtur ose dorëzuar.
  6. Duke klikuar Dorëzo, tatimpaguesi dorëzon në mënyrë elektronike Inventarin e datës 31.12.2016, siç është kërkuar nga Administrata Tatimore.