Institution

Institution > News >

On the changes made to the law no.9136, dated 11.09.2013 “On the collection of mandatory contributions of social security and health insurance in the Republic of Albania” as amended by the Constitutional Court Decision no. 60, dated 09/19/2016

Njoftim për shtyp - 14 Tetor 2016

Të nderuar Tatimpagues!

Ju njoftojmë se me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. 60, datë 19/9/2016, është shfuqizuar neni 4, i ligjit nr. 143/2015, "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr. 9136, datë 11.9.2013, "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", si dhe është shfuqizuar VKM nr. 37, datë 21.1.2016, "Për përcaktimin e pagës mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, që kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojne e bashkëjetojnë me ta".

Në bazë të këtyre ndryshimeve, llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes, do të bëhet 23% mbi pagën minimale (22 000 lekë), ndërsa për kontributin e sigurimeve shëndetësore, llogaritja do të bëhet 3.4% mbi dyfishin e pagës minimale (22 000 lekë), të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 172, datë 20 shtator 2016.

Për çdo pyetje apo informacion, për më tepër, ju mund të kontaktoni me Shërbimin ndaj tatimpaguesit në çdo drejtori rajonale tatimore, nëpërmjet kontakteve të publikuara në faqen tonë zyrtare, në menunë kontakte.

Related Documents