Institucioni

Institucioni > Lajme >

Mblidhet Komiteti Operacional Nr.15 - Moduli i Riskut udhëheq punën e Administratës Tatimore!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e radhës së Komitetit Operacional, i cili mori në shqyrtim realizimin e Planit Operacional të tre muajve të parë të vitit 2019, nga secila Drejtori dhe përcaktoi veprimet e reja që do të ndërmerren për realizimin e objektivave në përputhje me Strategjinë afatgjatë 2017-2021.

Komiteti vlerësoi performancën e drejtorive në realizimin e objektivave sasiorë dhe cilësorë, duke njohur arritjet dhe përforcuar linjat e veprimeve për periudhën e vitit, në vijim.

Komiteti, duke patur në vëmendje të veçantë objektivat strategjikë të Administratës Tatimore, orientoi angazhimin më të fortë të Modulit të Riskut, për të ofruar një trajektore përcaktuese për punën e të gjitha drejtorive. Krahas kësaj u kërkua intensifikimi i vizitave informuese nga strukturat e Shërbimit të Tatimpaguesve, për rritjen e përmbushjes vullnetare. 

Ngritja e nivelit të trainimeve dhe profilizimi më i mirë i tyre, me qëllim përmbushjen e pritshmërive të stafeve rajonale apo qendror, si edhe hartimi i moduleve të testimit periodik për punonjësit e administratës tatimore ishte një tjetër orientim i këtij Komiteti.

Temë e rëndësishme diskutimi ishte edhe shtimi i elementëve të përformancës së strukturave të kontrollit, mbledhjes së detyrimeve të papaguara dhe të hetimit tatimor. Shtrirja e përdorimit të këtyre indikatorëve deri në nivel inspektori, synon përmirësimin e nivelit profesional të Administratës Tatimore si edhe rritjen e efikasitetit, transparencës dhe vlerësimit të burimeve njerëzore.

Këto indikatorë do të prezantohen për miratim në mbledhjen e radhës të Komitetit të Reformave, që mbahet së shpejti në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.