Institucioni

Institucioni > Lajme >

Administrata Tatimore një klik larg Tatimpaguesve – Shërbim dhe Pagesa Online

Çdo sipërmarrës apo individ ka mundësinë të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi. Ndërkohë lista e shërbimeve tona online është pasuruar tashmë edhe me Çertifikatën e Rezidenzës Tatimore.

38,030 vërtetime janë dhënë nga Administrata Tatimore përmes portalit e-Albania, vetëm në 3-mujorin e parë të vitit 2019,  për individët dhe subjektet e interesuara.

Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre. Ndërsa inkurajon tatimpaguesit për marrjen e shërbimeve të saj përmes portalit e-Albania, Administrata Tatimore risjell në vëmëndje mundësinë e pagesës online, të plotë ose të pjesshme për këto taksa dhe tarifa:

  • Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
  • Tatim i Lojërave të Fatit
  • Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
  • Tatim i Mbajtur në Burim
  • Tatim mbi Vlerën e Shtuar
  • Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
  • Tatim Fitimi
  • Tatim mbi të Ardhurat Personale
  • Taksat Kombëtare
  • Tarifat Kombëtare
  • Renta minerare
  • Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
  • Detyrime globale/Penalitetet

 Ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimit tonë ndaj tatimpaguesve.