Institucioni

Institucioni > Lajme >

Përditësimi i të dhënave – për një komunikim më të mirë midis nesh

Administrata Tatimore çmon shumë të rëndësishëm komunikimin informues dhe ndërgjegjësues me opionin publik dhe komunitetin e tatimpaguesve, si themeli i një marëdhënie besimi, transparence dhe etike.  

Në përpjekje për të ndërtuar një praktikë të re ndërveprimi me tatimpaguesit, ne jemi angazhuar që të informojmë në mënyrë të personalizuar çdo tatimpagues, në lidhje me vendimet e administratës tatimore, situatën e riskut, detyrimet tatimore të papaguara, kujtesa apo nisma informuese me qëllim mospenalizimin e tyre.  

Për të ruajtur dhe kultivuar këtë komunikim të drejtëpërdrejtë mes Administratës Tatimore dhe tatimpaguesve, si edhe për ta zhvilluar më tej atë, është e domosdoshme që të gjithë tatimpaguesit të freskojnë kontaktet në regjistrat e të dhënave të tyre, sa herë që ato ndryshojnë.

Mënyrat e rifreskimit janë nëpërmjet profilit personal në llogarinë elektronike të tatimpaguesit në E-filing dhe aplikimit pranë sporteleve të QKB për përditësimin e të dhënave, ku tatimpaguesi vendos numrin e telefonit që ka aktiv si edhe adresën e saktë të postës elektronike.  

Administrata Tatimore inkurajon çdo tatimpagues të gjejë sadopak kohë për të freskuar të dhënat në dosjet personale tatimore, ndërsa mbesim të përkushtuar të jemi në shërbimin tuaj për të lehtësuar, ndihmuar dhe adresuar çdo shqetësim tuajin.   

Ndërkohë të gjithë tatimpaguesit mund të telefonojnë në numrin e gjelbër 0800 00 02 për të marrë informacione nga Adminsitrata Tatimore.

Qendra e Thirrjeve është në dispozicionin tuaj nga e Hëna në të Enjte prej orës 09:00 deri në orën 20:00 si dhe të Premten ora 09:00 deri në orën 16:00.

Është pa pagesë dhe ofron asistencë në kohë reale për pyetjet që individë apo biznese mund te kenë rreth çështejeve si:

  1. Deklarimi elektronik
  2. Legjislacioni tatimor
  3. Çështje të tjera për administratën tatimore (shërbime të Administratës Tatimore)

Në varësi të kompleksitetit të pyetjeve që mund të keni asistenca mund t’ju ofrohet drejtpërsëdrejti nga specialistët ose do të transferohet tek ekspertët respektivë të Administratës Tatimore.

Në një anketim të para 2 viteve, më shumë se 60% e bizneseve deklaruan se preferonin të marrin shërbime me Call Center.