Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ofrimi i shërbimeve në kohë reale dhe me sa më pak kosto mbetet një nga prioritetet e punës së saj.
Tatimpaguesit, inkurajohen që krahas njohjes online me detyrimet tatimore mund t’i paguajnë edhe përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi. Në këtë mënyrë do të kursenin kohë, si dhe do të shmangnin radhët.
Pagesat mund të kryhen direkt nga vendi i punës, shtëpia apo edhe celulari. Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre.
Ata, mund të kryejnë pagesë të pjesëshme ose të plotë për këto taksa dhe tarifa:
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për tatimpaguesit.