Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj përzgjidhet si drejtoria e muajit, për performancën e të ardhurave

Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj ka pasur një performancë pozitive sa i përket të ardhurave të realizuara në vitit 2018, krahasuar me vitin parardhës, si dhe ka vijuar më të njëjtat ritme edhe në dy mujorin e parë të vitit 2019. Për këtë qëllim është përzgjedhur si “Drejtoria e muajit”.

Referuar të dhënave, kjo drejtori, ka arkëtuar të ardhura  tatimore në total rreth 94.5 miliardë  lekë ose rreth 0.5% më shumë sesa ishte planifikuar në vitin 2018 dhe rreth 5.9 milliardë leke më shumë sesa fakti i vitit 2017.

Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj aktualisht ka në administrim 724 tatimpagues. Kjo drejtori ka pasur performance të mirë edhe sa i përket shërbimit ndaj tatimpaguesve, duke vendosur një mënyrë komunikimi të vazhdueshëm dhe të qendrueshëm, përmes informimit periodik, me qëllim nxitjen e vetëpërmbushjes, rritjen e treguesve të mbledhjes së borxhit, moslejimit të krijimit të borxhit të ri, si dhe intensifikimit e monitorimit të kontrollit. 

Për Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ndër objektivat kryesorë të këtij viti janë: ruajtja e treguesve pozitivë, rritja e nivelit të  përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, informimi i tatimpaguesve, por mbi të gjitha trajtim i njëjtë dhe korrekt i tyre.