Institucioni

Institucioni > Lajme >

DRT Dibër takim informues me tatimpaguesit për Paketën Fiskale 2019

Drejtoria Rajonale Tatimore Dibër organizoi takimin informues për ndryshimet e Paketës Fiskale 2019, ku morën pjesë mbi 40  ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.

Ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve prezantuan ndryshimet në legjislacionin tatimor, ku vëmendje e veçantë iu kushtua Procedurave Tatimore, Tatimit mbi të Ardhurat, Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksave Kombëtare.  

Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan angazhimi profesional të Administratës Tatimore dhe u bën propozime konkrete mbi çështje të veçanta.

Informimi i tatimpaguesve nga punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve do të vazhdojë në mjediset e ushtrimit të aktivitetit.