Institucioni

Institucioni > Lajme >

DRT Vlorë takim informues me tatimpaguesit për Paketën Fiskale 2019

Në vijim të informimit për ndryshimet e Paketës Fiskale 2019, Drejtoria Rajonale Tatimore Vlorë organizoi një takim informues, ku morën pjesë mbi 50  ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.

Ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve prezantuan ndryshimet në legjislacionin tatimor, ku vëmendje e veçantë iu kushtua Procedurave Tatimore, Tatimit mbi të Ardhurat dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.  

Përfaqësuesit e biznesit u vlerësua angazhimi profesional të Administratës Tatimore dhe bënë edhe propozime konkrete mbi cështje të veçantë.

Për ndryshimet ligjore tatimpaguesit e këtij rajoni janë duke u informuar edhe nga punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve në mjediset e ushtrimit të aktivitetit.