Institucioni

Institucioni > Lajme >

DRT Korçë takim informues me tatimpaguesit për Paketën Fiskale 2019

Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë zhvilloi një takim informues për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor të Paketës Fiskale 2019. Në të morën pjesë rreth 52 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.

Ekspertët dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve referuan për pjesëmarrësit ndryshimet kryesore në legjislacionin tatimor që kanë të bëjnë kryesisht me Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksat Kombëtare.

Nga ana e përfaqësuesve të biznesit u vlerësua angazhimi profesional i Administratës Tatimore për të informuar mbi çështje të veçanta ligjore që prekin zhvillimin e sipërmarrjes së tyre, për të cilat u bënë edhe propozimet përkatëse.

DPT dhe DRT Korçë garantuan tatimpaguesit se në çdo kohë dhe nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit, do të mund të marrin asistencën  e duhur, për të kuptuar drejt dhe në mënyrë korrekte ndryshimet ligjore.