Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije tatimpaguesit se çdo ditë publikohet në faqen e saj zyrtare lista e përditësuar e subjekteve pasive, si dhe e fermerëve aktivë.
Lista e subjekteve pasive publikohet me qëllim që palët e treta, të vihen në dijeni për të mos kryer transaksione shitje/ blerje me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv, pasi bazuar në ndryshimet e fundit të Paketes fiskale 2019, konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer me subjekte me statusin pasiv.
Konkretisht në nenin 44, pika 7, të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 "Për procedurat tatimore", i ndryshuar : "Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet si më poshtë:
Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktivë, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpaguesit që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet si më poshtë:
Listën e subjekteve pasive e gjeni duke klikuar linkun: https://bit.ly/2ziZyI6
Tatimpaguesit mund të konsultojnë edhe listën e fermerëve aktivë për të verifikuar statusin e tyre, për çdo transaksion që mund të kryhet me këto subjekte. Lista publikohet me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë grumbulluesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale, pasi nuk lejohet që të lëshohen fatura tatimore për fermerët që nuk janë aktivë.
Listën e fermerëve aktivë e gjeni duke klikuar linkun: https://bit.ly/2L3No7C
Për çdo informacion apo paqartësi, të gjithë tatimpaguesit mund të komunikojnë edhe përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe të premten ora 08:30-16:00, si dhe nëpërmjet shërbimit Live Chat në haqen zyrtare www.tatime.gov.al
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar në informimin e plotë dhe të saktë të tatimpaguesve, me qëllim përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.