Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve miratoi planet operacionale për vitin 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 10-të  të Komitetit të Reformave, gjatë së cilës u miratuan planet operacionale të drejtorive për vitin 2019.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm z.Xhavit Çurri, gjatë fjalës së tij, vuri në dukje ecurinë pozitive të reformave që po zbatohen nga administrata tatimore, si dhe progresin e bërë nga disa prej drejtoritë kryesore. “Për vitin 2019, tha z.Çurri sfidat mbeten ambicioze në drejtim të përmirësimit të administrimit, rritjes së të ardhurave, si dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për tatimpaguesit dhe qytetarët.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për të çuar përpara reformat që do të sigurojnë modernizimin dhe rritjen profesionale të administratës, me qëllim përmbushjen me sukses të objektivave.