Institucioni

Institucioni > Lajme >

DRT Fier takim informues me tatimpaguesit për Paketën Fiskale 2019

Drejtoria Rajonale Tatimore Fier zhvilloi një takim informues me tatimpagues dhe përfaqësuesit e tyre fiskalë për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor, me hyrjen në fuqi të Paketës Fiskale 2019.

Ndryshimet kryesore ligjore kanë të bëjnë kryesisht me: Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Taksat Kombëtare.

Drejtuesit e Zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesit dhe përfaqësues të DPT-së informuan pjesëmarrësit në këtë takim për të gjitha ndryshimet ligjore të reflektuara në Paketën Fiskale 2019. Ndërsa janë në proces hartimi (aktet nënligjore/ udhëzimet), të cilat pas miratimit do të mund t’i gjenden në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Tatimpaguesit do të informohen dhe do të asistohen në çdo kohë jo vetëm nga punonjësit e zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesit, por edhe përmes Qendrës së Thirrjeve e cila mund të kontaktohet në numrin pa pagesë 0800 00 02, si dhe përmes shërbimit Live Chat në faqen www.tatime.gov.al.

Takimi informues i radhës do të zhvillohet nga DRT Shkodër në datë 24 janar, ndërsa kalendarin për takimet në vijim mund ta gjeni duke klikuar linku-n: https://bit.ly/2T8yf8N.