Institucioni

Institucioni > Lajme >

Kontrolli nga Zyra, 137 inspektorë janë trajnuar për zbatimin e manualit të ri

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur të zbatojë manualin e ri të Kontrollit nga Zyra.

Për zbatimin sa më korrekt dhe efikas, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zhvilluar seanca trajnimesh të dedikuara për inspektorët dhe përgjegjësit e 14 Drejtorive Tatimore Rajonale.

Nga muaji nëntor janë zhvilluar në total 6 sesione trajnimesh ku kanë marrë pjesë 137 inspektorë, të cilët e vlerësuan si të domosdoshëm këtë manual, pasi shërben në organizimin me sa më efektivitet të punës së përditëshme.

Në këtë dokument përcaktohen instrumentet e punës për udhëzimin e inspektorëve mbi hapat dhe teknikat, që duhet të ndjekin për kryerjen me sukses të një kontrolli tatimor nga zyra. Gjithashtu në manual janë parashtruar të gjitha procedurat që do të ndiqen nga inspektorët e kontrollit nga zyra për monitorimin e deklarimeve tatimore, si dhe saktësinë e pagesave të detyrimeve tatimore të tatimpaguesve sipas veprimtarisë ekonomike.

Administrata Tatimore përmes kësaj qasje synon të nxisë tatimpaguesit të rrisin nivelin e pajtueshmërisë tatimore.