Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT shpërndan dhurata për fëmijët e “Shtëpisë së foshnjës” Vlorë

Në prag të ndërrimit të viteve Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është bashkuar atmosferës festive në “Shtëpinë e Foshnjës” në Vlorë.

Të gjithë fëmijëve të kësaj shtëpie iu dhuruan lodra dhe veshje, për t’i bërë këto ditë më të gëzueshme dhe më të dashura për ata.

Drejtoresha “Shtëpisë së Foshnjës” Vlorë znj.Oljana Saliu në mënyrë të veçantë falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për mbështetjen dhe kontributin e dhënë për këta fëmijë.