Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ofron përmes platformës online e-Albania shërbime në çdo kohë, pa asnjë kosto për bizneset, individët dhe institucionet publike.
Një vit nga ofrimi i këtyre shërbimeve (tetor 2017 – tetor 2018) janë gjeneruar përmes sistemit online 618,717 vërtetime. Pjesa më e madhe janë vërtetime për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të marra nga individë apo subjekte, por edhe për pagim detyrimesh etj..
Përmes e-Albania mund të merren në rrugë elektronike vërtetime për këto shërbime:
Tatimpaguesit, individët dhe nënpunësit e Administratës Publike duhet të logohen në portalin e-Albania me anë të kredencialeve të tyre dhe më pas vërtetimet shkarkohen on line.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është e angazhuar maksimalisht për lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.