Drejtoria e e Shërbimit të Tatimpaguesve në Tiranë është duke iu nënshtruar rikonstruksionit të plotë.
Me qëllim ofrimin e shërbimeve në mjedise sa më të denja, DPT, kërkon mirëkuptimin e të gjithë tatimpaguesve të rajonit të Tiranës.
Tatimpaguesit, gjatë periudhës së rikonstruksionit, do të mund t’i marrin shërbimet e ofruara në ambjentet e godinës së Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpagueseve të Mëdhenj (rreth 10 metra larg zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve Tiranë).
Gjithashtu iu kujtojmë tatimpaguesve se, për të marrë asistencën e nevojshme mund të kontaktojnë edhe në numrin e telefonit: 042425902.
Administrata Tatimore mbetet e angazhuar për të ofruar për tatimpaguesit shërbime sa më cilësore dhe në mjedise bashkëkohore.