Institucioni

Institucioni > Lajme >

Takim me misionin e FMN -së për progresin e bërë dhe reformat e ndërmarra nga Administrata Tatimore

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z. Xhavit Çurri priti në një takim misionin e asistencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar të cilët janë duke qendruar në Tiranë. Misioni i FMN-së i drejtuar nga z. Steve Vesperman, Këshilltar i Asistencës Teknike, përbëhet ng Allan Jensen ekspert i FMN-së për rajonin e Europës Juglindore, si dhe ekspertët e tjerë të jashtëm z.Michael O’Grady, z.Paul Duffus dhe znj. Telita Snyckers- Norgaard.

Në fjalën e tij z. Steve Vesperman u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e deritanishëm që FMN ka pasur me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si dhe me përpjekjet që po bëhen për të pasur një përformacë sa më të mirë fiskale.

Gjatë qëndrimit, misioni i FMN-së do të ndalet në disa çështje të rëndësishme, siç janë: 

  • Zbatimi i rekomandimeve të lëna nga misionet e mëparshme të FMN-së;
  • Ecuria e reformave të ndërmarra nga DPT;
  • Shqyrtimi i progresit të bërë në lidhje me Planin Strategjik 2017-2021 të DPT-së dhe planet operacionale përkatëse;

Përfaqësuesi i lartë i FMN-së, z. Vesperman shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe të ekipit që drejton për të asistuar Administratën Tatimore.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z. Çurri shprehu gjithashtu mirënjohjen për bashkëpunimin e frytshëm me FMN me qëllim për ta bërë Administratën Tatimore sa më efikase dhe reformatore. Z.Çurri nënvizoi se performanca fiskale ka qenë pozitive gjatë këtij viti dhe po e tillë është edhe pritshmëria për pjesën e mbetur të tij.

Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Tiranë deri në datë 3 dhjetor 2018. Gjatë kësaj periudhe janë duke u zhvilluar takime për çështje të ndryshme me drejtoritë përkatëse në DPT.