Institucioni

Institucioni > Lajme >

Prezantohet vlerësimi i menaxhimit të riskut dhe plani i përditësuar i trajtimit të tij

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 20-të të Komitetit të Përmbushjes, gjatë së cilit u prezantua vlerësimi i menaxhimit të riskut, plani i trajtimit i përditësuar, si dhe lista e re, e pasuruar, e ndarjeve të sektorëve ekonomikë.

Në mbledhjen e drejtuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z.Xhavit Çurri mori pjesë edhe z. Steve Howlin, ekspert i FMN-së i cili prej më shumë se një muaj ka zhvilluar trajnime të dedikuara me Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut, në përfundim të së cilëve u realizua një analizë risku për një nga sektorët e ekonomisë.

Gjatë prezantimit z.Howlin tha se qëllimi i trajnimeve të misionit të FMN-së është që të ndihmojë Administratën Tatimore të përqasë modelet më të mira të menaxhimit të riskut në sektorë të ndryshëm.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z. Çurri, falendëroi ekspertin e FMN-së, për gjithë kontributin e dhënë në aftësimin e mëtejshëm të burimeve njërëzore, si dhe në përgatitjen e një raporti sektorial për një grup risku, ku përcaktohet vlerësimi i riskut, mospërmbushja, strategjitë e propozuara të trajtimit, si dhe masat bazë.

Ky model do të shërbejë për rritur përvojën e deritanishme në realizimin e analizave të plota të risku, si dhe për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për të rritur përmbushjen e tatimpaguesve.