Institucioni

Institucioni > Lajme >

FMN sesione trajnimi për Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj mbi menaxhimin e riskut

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar po asiston me trajnime të dedikuara Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj, si dhe Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut .

Në fokus të këtyre trajnimeve që pritet të përfundojnë në datë 27 nëntor është strategjia e tatimpaguesve të mëdhenj, si dhe kuadri ligjor për diferencimin e riskut, qasje që sot  e zbatojnë shumë vende europiane.

Gjatë sesionit të trajnimit, ekspertët e FMN-së vlerësuan punën që është bërë deri tani në rritjen profesionale të burimeve njerëzore të DTM-së dhe të Menaxhimit të Riskut.