Drejtoria e Kontrollit Tatimor pranë DPT-së zhvilloi mbledhjen e përmujshme me strukturat në varësi mbi raportimin dhe ecurinë e detyrave të përcaktuara për Drejtoritë Tatimore Rajonale.
Gjatë mbledhjes theksi u vu tek forcimi i kontrollit nga zyra, si një mekanizëm që nxit përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve.
Kontrolli nga zyra po orientohet në përmbushjen e këtyre objektivave kryesorë:
- Realizimin e pagesave të detyrimeve tatimore për Tatimin mbi Qiranë nga tatimpaguesit e regjistruar, për të cilën Administrata Tatimore ka nisur verifkimet përkatëse në terren.
- Rritjen e nivelit të përmbushjes tatimore nga tatimpaguesve që operojnë në sektorin ndërtimit dhe tregtimit të karburanteve, të cilët kanë deklaruar ulje të qarkullimit.
- Verifikimin e atyre tatimpagues, të cilët kanë paqartësi apo pasaktësi në deklarimet e tyre dhe që janë importues në dogana, por rezultojnë pasivë në tatime; atyre që blejnë tek bizneset me status pasiv, si dhe ata që figurojnë me mosdeklarim të saktë të shitjeve.
Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit të rrisin nivelin e pajtueshmërisë tatimore, si rruga më e mirë për të krijuar një partneritet të bazuar mbi besimin reciprok.