Institucioni

Institucioni > Lajme >

Miratohet manuali i kontrollit nga zyra

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 13-të të Komitetit Operacional, ku u miratua Manuali i Kontrollit nga Zyra.

Në këtë dokument përcaktohen instrumentet e punës për udhëzimin e inspektorëve mbi hapat dhe teknikat, që duhet të ndjekin për kryerjen me sukses të një kontrolli tatimor nga zyra. Gjithashtu në manual janë parashtruar të gjitha procedurat që do të ndiqen nga inspektorët e kontrollit nga zyra për monitorimin e deklarimeve tatimore, si dhe saktësinë e pagesave të detyrimeve tatimore të tatimpaguesve sipas veprimtarisë ekonomike.

Zbatimi i Manualit të Kontrollit nga Zyra do të nisë në datë 1 janar 2019.

Gjatë kësaj periudhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të zhvillojë trajnime të dedikuara për inspektorët për çdo Drejtori Tatimore Rajonale.