Rreth 12,739 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, dorëzuan pranë Administratës Tatimore brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër përbën rreth 96% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në për muajin shtator.
Administrata Tatimore gjatë muajit tetor, ofroi për rreth 350 subjekte të biznesit të vogël asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vazhdojë të ofrojë për të gjithë biznesin informacionin dhe asistencën e duhur, për përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.