Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria e Hetimit Tatimor, nis zbatimin e Planit Operacional për muajin Tetor 2018

Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka nisur zbatimin e Planit Operacional përmes strukturave të saj, për periudhën 1-31 Tetor 2018.

Qëllimi i zbatimit të këtij plani është parandalimi, ndërgjegjësimi, evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë në fushën e tatim-taksave.

Objektivat kryesorë të tij janë:         

  • Garantimi i përmbushjes vullnetare dhe zbatimi i legjislacionit tatimor;
  • Identifikimi i tatimpaguesve që përdorin pajisje jo-fiskale në vendbiznes;
  • Kontrolle në subjektet që ushtrojnë aktivitet si pika shitje karburanti;
  • Arkëtimi i borxhit nga tatimpaguesit debitorë

Plani operacional do të zbatohet në qendrat e qyteteve kryesore në të gjithë territorin e vendit dhe më konkretisht, në : Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë.

Administrata Tatimore, në asnjë rast nuk ka si qëllim ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.