Institucioni

Institucioni > Lajme >

M-Tax eFiling, tatimpagues përdorni aplikacionin që ju informon mbi të dhënat tatimore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjithnjë e më shumë synon t’u vijë në ndihmë tatimpaguesve, për t’ju dhënë atyre informacionin e duhur, në kohë reale mbi deklarimet dhe pagesat e kryera në sistemin tatimor, nëpërmjet shërbimit të deklarimit elektronik.

Është pikërisht aplikacioni M-Tax eFiling, i cili ju vjen në ndihmë të gjithë tatimpaguesve, në çdo kohë dhe kudo ku ndodhen, që të informohen rreth detyrimeve tatimore. DPT, nxit tatimpaguesit që të përdorin këtë aplikacion pasi nuk ka asnjë kosto dhe për më tepër mund të informohen shpejt mbi deklarimet dhe pagesat.

Gjithashtu, me anë të aplikacionit, tatimpaguesit kanë mundësi të lidhen me faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për t’u përditësuar me të rejat më të fundit.

Aplikacioni M-Tax eFiling, operon në sistemet Android, iOS dhe zë shumë pak hapësirë në memorien e pajisjes suaj elektronike. Identifikimi bëhet përmes emrit të përdoruesit (NIPT) dhe Fjalëkalimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.

Tatimpaguesit mund të klikojnë në këtë link për ta shkarkuar:

http://bit.ly/2COO5fS