Në zbatim të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar, Udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 i ndryshuar “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, Rregullores “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit, emërimit, vlerësimit dhe marrjen e masave disiplinore për punonjësit e strukturave të hetimit tatimor”, miratuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve nr. 65, datë 04.10.2017, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ndryshuar me Urdhrin nr. 65/1, datë 02.02.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, ju njofton hapjen e procedurës për konkrurrim për pranim në strukturat e hetimit tatimor, në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Verior, Rajoni Jugor, Rajoni Qendror dhe Task-Forcë, për grupin e pozicioneve:
Kriteret e përgjithshme e të posaçme:
Për pranimin në strukturat e hetimit tatimor një kandidat duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Zbatimit, kategoria III-b - duhet të zotërojë minimalisht diplomë Master Shkencor, në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo me pak se 2 vit përvojë pune në profesion. Preferohen kandidatë me eksperiencë në strukturat e hetimit tatimor.
- Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Analizës, kategoria III-b - duhet të zotërojë minimalisht diplomë Master Shkencor, në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo me pak se 2 vit përvojë pune në profesion. Preferohen kandidatë me eksperiencë në strukturat e hetimit tatimor.
- Përgjegjës Zyre, në Sektorin e Zbatimit (Task-Forcë), kategoria III-b - duhet të zotërojë minimalisht diplomë Master Shkencor, në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo me pak se 2 vit përvojë pune në profesion.--
-Inspektor Zbatimi III-b - duhet të zotërojë minimalisht diplomë Master Shkencor në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo me pak se 2 vit përvojë pune në profesion.
- Inspektor Hetimi IV-a - duhet të zotërojë minimalisht diplomë Master Profesional në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo me pak se 1 vit përvojë pune në profesion
- Inspektor Zbatimi IV-b - duhet të zotërojë minimalisht diplomë Bachelor në Shkenca Ekonomike ose Juridike.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Kërkesë, ku të përcaktohen ndër të tjera, gjeneralitetet si dhe pika kontakti (Datëlindje, Vendlindje, Atësi, Amësi, Adrese e-mail, Tel)
Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet në mënyrë elektronike, në adresën e e-mail rekrutime@tatime.gov.al, dokumentacioni duhet te jeteë i skanuar si dhe shoqëruar me një listë dokumentacioni dhe një kërkesë për aplikim.
Afati për dërgimin e dokumentave është data 19.07.2018, ora 00:00. Çdo aplikant i cili brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave te konkurrimit.
Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Pas datës 22.07.2018, në faqen zyrtare të internetit te DPT, do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kërkesat e posaçme, si dhe data, vendi dhe ora e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.
Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 92/2014 "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar";
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8438, date 28.12.1998 "Për Tatimin mbi të Ardhurat" i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9136, date 11.09.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.400, datë 22.04.2009 “Për detyrat dhe funksionet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor”
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a - testimin me shkrim, deri në 70 pikë;
b - intervistën e strukturuar me gojë deri në 30 pikë;
Përzgjedhja dhe komunikimi me aplikantët
Kandidatët e kualifikuar për vazhdimin e fazës së dytë të konkurimit, intervistës me gojë të strukturuar do të njoftohen për datën dhe orën e zhvillimit vetëm nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Pas seleksionimit/kualifikimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.