Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT, e angazhuar për të bashkëpunuar në zbatimin e vendimit për ndalimin e qeseve plastike

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është një ndër institucionet që po bashkëpunon për zbatimin e vendimit të qeverisë shqiptare për të ndaluar prodhimin, importimin dhe përdormin e qeseve plastike, me qëllim mbrojtjen e mjedisit.

Në takimin e zhvilluar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me njësitë e specializuara zbatuese, Drejtoresha e Përgjitshme e Tatimeve znj.Vasilika Vjero, nënvizoi faktin se administrata tatimore mbështet këtë nismë dhe është fokusuar te elementë, të tillë si edukimi, formalizimi i sipërmarrjes dhe garantimi i të ardhurave.

“Ne, do të shtrijmë bashkëpunimin tonë me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Inspektoratin Qendror Teknik në drejtim të mbledhjes dhe administrimin e informacionit për sasinë e qeseve plastike mbajtëse. Aktualisht njësitë tona janë duke operuar në terren, në bashkëpunim edhe me strukturat e qeverisjes vendore”, tha znj. Vjero.

Administrata Tatimore do të ketë në fokus të gjithë operatorët (70 subjekte në total), të cilët prodhojnë qese plastike mbajtëse apo dhe produkte të plastikës, por edhe subjektet që i tregëtojnë ato.
Gjithashtu, administrata tatimore, ju bën thirrje subjekteve që të tregojnë këto produkte vetëm kundrejt pagesës që duhet të jetë qartësisht e identifikuar në kuponin tatimor apo faturën tatimore. Për të garantuar zbatimin e ligjit do të ushtrohen kontrolle në territor apo dhe vizita fiskale të paralajmëruara.