Institucioni

Institucioni > Lajme >

Administrata Tatimore ju fton të përditësoni të dhënat tuaja!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me qëllim përmirësimin e komunikimit, fton të gjithë tatimpaguesit që të përditësojnë të dhënat e tyre të kontaktit (telefon, adresë, e-mail) në llogarinë e deklarimit elektronik.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve synon informimin korrekt dhe të vazhdueshëm me tatimpaguesit, në mënyrë qe ata të njihen me legjislacionin tatimor, deklarimet elektronike apo edhe për shërbime të reja që ofrohen nga administrata tatimore.

Për të përditësuar kontaktet tuaja, ndiqni keto hapa të thjeshtë:

-Pasi të keni hyrë me anë të të dhënave tuaja  në llogarinë e-Filing,  përmes faqes zyrtare www.tatime.gov.al klikoni në menynë e-Filing im.

-Në rubrikën "Informacioni i Përgjithshëm i Tatimpaguesit", klikoni butonin “Ndrysho të dhënat e kontaktit”.

-Pasi të keni vendosur të dhënat e reja/të përditesuara (numri i telefonit, adresa, email-i) klikoni butonin “Ruaj”.

 Ju keni mundësi të përditësoni të dhënat tuaja në e-Filing, sa herë që i ndryshoni ato.