Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve priti në një takim drejtuesit e Confindustria Albania

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, znj.Vasilika Vjero priti në një takim drejtuesit e Confindustria Albania (Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri). Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit dhe dialogut midis administratës publike dhe kompanive italiane, që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve i konfirmoi Presidentit të Confindustria Albania, z. Sergio Fontana, vullnetin e administratës që ajo drejton për të krijuar marrëdhënie korrekte me sipërmarrjen, për të lehtësuar maksimalisht procedurat, si dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor për tatimpaguesit.

Nga ana e tij z. Fontana vlerësoi reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare që synojnë përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit.

Të dyja palët, u anagazhuan për të nënshkruar një marrëveshje të përbashkët, e cila do të rrisë bashkëpunimin dhe do të ndihmojë në shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën fiskale.