Numri i subjekteve të reja, të regjistruara shënoi rritje gjatë pesë muajve të parë të vitit 2018. Më konkretisht, bazuar në të dhënat që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se numri i këtyre bizneseve u llogarit në 9,477.
Sa i përket ecurisë sipas muajve, numri më i lartë i bizneseve të reja të regjistruara u shënua në janar me 2,359.
Ndërsa numri i bizneseve të çregjistruara gjatë periudhës janar- maj 2018 arriti në total në 1,648.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, mbetet e angazhuar për të asistuar me profesionalizëm tatimpaguesit, në mënyrë që ata të përmbushin vetë detyrimet e tyre tatimore sipas legjislacionit në fuqi.