Institucioni

Institucioni > Lajme >

Edukimi fiskal, edhe shkollat e mesme të Tiranës pjesë e programit të zhvilluar në bashkëpunim me DPT-në

Edukimi dhe ndërgjegjësimi i publikut, mbi çështjet fiskale mbetet një nga prioritetet e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e organizuan programin e dedikuar për edukimin fiskal edhe disa shkolla të mesme në kryeqytet. Më konkretisht në  shkollën e mesme : “Hoteleri – Turizëm”, “ Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Partizani” dhe “ Sami Frashëri”. Në dy klasa paralele për çdo vit, u realizuan orë mësimi të hapura me grupmosha nga 15 - 19 vjeç.

Në orët e edukimit fiskal, nxënësit, në mënyrë aktive u njohën me nocionet bazë mbi tatimet dhe taksat, por edhe të kuptuarit të kategorive kryesore të tatimpaguesve/taksapaguesve; roli i autoriteteve tatimore, si dhe konvertimi i taksave dhe tatimeve në të mira dhe shërbime publike në nivel vendor dhe kombëtar; sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe përse paguhen; kuptimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar; kuponi tatimor, rëndësia e tij dhe denoncimi i abuzimeve me të, etj..

Edhe nga ana e nxënësve pati mjaft interes në lidhje me tema e trajtuara nga ekspertët gjatë këtyre orëve mësimore.

Përmes këtij programi, risi për sistemin arsimor,  synohet inkurajimin e qytetarisë, solidaritetit, pjesëmarrjes dhe vetëdijes mbi të drejtat dhe detyrimet, si dhe rritjen e kulturës fiskale tek moshat e reja.