Në zbatim të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar, Udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 i ndryshuar “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, Rregullores “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit, emërimit, vlerësimit dhe marrjen e masave disiplinore për punonjësit e strukturave të Hetimit Tatimor”, miratuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve nr. 65, datë 04.10.2017, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju njofton hapjen e procedurës për konkurrim, për pranim në strukturat e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Verior, Qendror dhe Task Forcë për grupin e pozicioneve:
Kriteret e përgjithshme e të posaçme:
Për pranimin në strukturat e hetimit tatimor një kandidat duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar deri në momentin e aplikimit;
e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme sipas pozicionin përkatës.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Inspektor Zbatimi, kategoria IV-a- duhet të zotërojë minimalisht diplomë Bachelor në Shkenca Ekonomike ose Juridikeose hkenca Kompjuterike dhe të ketë jo me pak se 1 vit përvojë pune në profesion.
-Inspektor Zbatimi, kategoria IV-b- duhet të zotërojë minimalisht diploma Bachelor në Shkenca Ekonomike, Juridike ose Shkenca Kompjuterike
- Inspektor Hetimi, kategoria IV-a- duhet të zotërojë diplomë Master Profesional në Shkenca Ekonomike ose Juridike ose Shkenca Kompjuterike, diploma Bachelor në të njëjtën fushë dhe të ketë jo me pak se 1 vit përvojë pune në profesion.
-Inspektor Hetimi, në Sektorin e Analizës, kategoria IV-a- duhet të zotërojë diplomë Master Profesional në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo me pak se 1 vjet përvojë pune në profesion.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët, të cilët aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet në mënyrë elektronike, në adresën e e-mail-it rekrutime@tatime.gov.al. Dokumentacioni, duhet të jetë i skanuar, si dhe i shoqëruar me një listë dokumentacioni dhe një kërkesë për aplikim ku të përcaktohet saktë pozicioni/sektori/rajoni (Drejtoria Rajonale).
Afati për dërgimin e dokumentave është data 08/06/2018, ora 00:00. Çdo aplikant i cili brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurrimit.
Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Pas dates 13/06/2018, në faqen zyrtare të internetit te DPT, do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kërkesat e posaçme, si dhe data, vendi dhe ora e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.
Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 92/2014 "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar";
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8438, date 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat" i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9136, date 11.09.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore", i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.400, datë 22.04.2009 “Për detyrat dhe funksionet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor”;
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a - Testimin me shkrim ( deri në 70 pikë)
b - Intervistën e strukturuar me gojë (deri në 30 pikë)
Përzgjedhja dhe komunikimi me aplikantët
Kandidatët e kualifikuar për vazhdimin e fazës së dytë të konkurimit, intervistës me gojë të strukturuar do të njoftohen për datën dhe orën e zhvillimit vetëm nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Pas seleksionimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.