Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier inspektim në Këndin e Asistencës

Drejtoria Rajonale Tatimore Fier vazhdon informimin e subjekteve të biznesit të vogël.

Drejtori i DRT Fier, z. Oltion Caku inspektoi sot Këndin e Asistencës ku i garantoi subjektet, se do të asistohen për të përmbushur me korrektësi të gjitha procedurat e nevojshme, deri në dorëzimin e deklaratës së parë të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, e cila do të jetë shumë e lehtë në plotësim, duke qenë se po ndërmerren hapa për thjeshtimin e saj. Afati i parë i dorëzimit të kësaj deklarate është data 10 Korrik.  Nga ana e z. Caku u theksua fakti se administrata tatimore nuk do të shoqërojë në asnjë moment me penalitete gabimet në deklaratë.

Në DRT Fier janë 876 biznese të vogla, që janë përfshirë në skemën e TVSH-së dhe rreth 86% e tyre janë informuar direkt në mjediset e ushtrimit të aktivitetit nga punonjësit e administratës tatimore.  Ndërsa janë informuar në Këndin e Asistencës së dedikuar mbi 640 subjekte.

Drejtori i DRT Fier i ftoi gjithashtu subjektet që të bëhen pjesë e trajnimeve të dedikuara për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm, si dhe për të qartësuar çdo problem që mund t’ju lindë në vazhdimësi.