Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore Sarandë zhvilloi takime informuese me biznesin e vogël  

 

Drejtori i DRT Sarandë z. Alket Qendro, i shoqëruar edhe nga drejtues të tjerë, gjatë këtyre vizitave informuese i njohu përfaqësuesit e biznesit të vogël me ndryshimet ligjore, si dhe me të gjitha hapat që do të duhen të ndërmerren deri në deklarimin e parë që është data 10 Korrik.

Z.Qendro e garantoi biznesin e vogël se si Shërbimi i Tatimpaguesve, ashtu edhe Këndi i Asistencës dhe Qendra janë gjithmonë në dispozicion të kësaj kategorie në përmbushjen e detyrimeve, qoftë në dhënien e asistencës ligjore apo dhe atë teknike për mënyrën e deklarimit në sistem.

Sa i përket vizitave në terren, Drejtori i DRT Sarandë tha se të 167 bizneset e vogla që janë përfshirë në skemë janë informuar më shumë sesa një herë dhe ndihen mëse të qartë në lidhje me të gjitha procedurat.

Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve që të vazhdojnë të  marrin pjesë në trajnimet e dedikuara.