Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u vlerësua me çmim në edicionin e 6-të të Albanian ICT Awards

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u përzgjodh si një ndër tre finalistet për çmimin e “Shërbimit Publik të Vitit në Shqipëri”, në edicionin e 6-të të Albanian ICT Awards, eventi më i madh i komunitetit të TIK-ut.

Në këtë maratonë katër mujore, ku garuan 100 projekte, DPT u prezantua me  një aplikacion tërësisht novator, M-Tax. Ky aplikacion u mundëson të gjithë tatimpaguesve të konsultojnë të dhënat tatimore kudo ku ndodhen.

Ky vlerësim, tregon angazhimin serioz të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për t’i shërbyer të gjithë tatimpaguesve jo vetëm me cilësi të lartë, por edhe duke vënë në dispozicion programe e aplikacione, që ofrojnë shërbime në kohë reale, pa kosto, pa burokraci dhe që flasin me gjuhën moderne të teknologjisë së informacionit.