Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me INSTAT-in, zhvilloi nga data 17-20 prill 2018, trajnimin me temë "Njohuri për Kodet Ekonomike (NVE)". Ky trajnim u realizua në zbatim të Programit Vjetor të Trajnimit për vitin 2018, për Administratën Tatimore Qendrore.
Në të morën pjesë, punonjës të strukturës së Shërbimit të Tatimpaguesve, Kontrollit Tatimor, Menaxhimit të Riskut, si dhe punonjës të Sektorit të Zbatimit, pjesë e Drejtorisë së Hetimit Tatimor.