Institucioni

Institucioni > Lajme >

Kujtesë! Mbi pagesën brenda datës 30 Mars 2018 të deklaratës së Tatim Fitimit për vitin fiskal 2017

 

I nderuar tatimpagues,

Në zbatim të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju kujton mbi dorëzimin e deklaratës së pagesës së Tatim Fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2017, brenda datës 30 Mars 2018.

Administrata tatimore ju këshillon të dorëzoni saktë pasqyrat financiare, si dhe të deklaroni e paguani Tatimin mbi Fitimin.

Me përfundimin e këtij procesi administrata tatimore do të fillojë verifikimin e pasqyrave financiare për ata tatimpagues, të cilët rezultojne me ulje të Tatim Fitimit dhe me deklarata zero.

Ju faleminderit!