Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar në luftën për parandalimin dhe goditjen e informaliteti. Në zbatim të Planit Operacional, për periudhën 5 shkurt- 11 mars 2018, Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kontrolluar më shumë se 4,143 tatimpagues, nga të cilët 1,295 u penalzuan për shkelje të legjislacionit tatimor, ndërsa rreth 20% e tyre u penalizuan pasi nuk dispononin mallra të shoqëruara nga dokumentacioni tatimor.
Numri total i subjekteve të bllokuara në këtë periudhë ishte 63, nga të cilat 50 si subjekte të paregjistruara dhe 13 për moslëshim kuponi tatimor (rasti i dytë).
Gjatë fundjavës së kaluar, Drejtoria e Hetimit Tatimor angazhoi strukturat në varësi të saj për kontrolle në territor. U realizuan 299 kontrolle dhe u evidentuan 126 shkelje ose 42% e tatimpaguesve u gjobitën.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se zbatimi i këtij plani operacional do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të përqendrohet në verifikimin e subjekteve për :
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të përmbushin në mënyrë vullnetare të gjitha detyrimet ligjore, si dhe të denoncojnë aktet e abuzimit nga ana e administratës tatimore.