Institucioni

Institucioni > Lajme >

Takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë, “Tatimet dhe Biznesi për vitin 2018”

Me ftesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, znj.Vasilika Vjero si dhe drejtues të tjerë të lartë të DPT-së, morën pjesë, të Mërkurën, datë 24 Janar, në forumin e biznesit, “Tatimet dhe Biznesi për vitin 2018” takim ky i përvitshëm i thirrur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Pas fjalës hyrëse të Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, z. Mark Crawford, Znj. Alketa Uruçi në cilësinë e Kryetares së Komitetit të Taksave dhe Ligjeve dhe antare e dhomës, prezantoi disa çështje të cilat shqetësojnë anëtarët e dhomës, lidhur me rimbursimin e TVSH-së, evazionin fiskal, masat administrative ndaj bizneseve për faturimet kundrejt subjekteve që aktualisht janë në një status pasiv por që sipas saj është e vështirë për t'i identifikuar si të tillë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, znj. Vjero, bëri një paraqitje të ecurisë së veprimtarisë së administratës tatimore dhe marrëdhënies të ndërsjelltë me biznesin përgjatë vitit 2017 duke ndarë me të pranishmit të dhëna domethënëse për çdo aspekt të veprimtarisë së administratës tatimore.

Në fjalën e saj znj. Vjero konfirmoi angazhimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për çdo problematikë të biznesit duke rekomanduar zhvillimin e takimeve në nivel ekspertësh jo vetëm me anëtarët e kësaj dhome por me të gjithë komunitetin e biznesit, në mënyrë që çështjet që shqetësojnë sipërmarrjen të adresohen e zgjidhen në kohë.

Një vëmendje të veçantë në fjalën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve pati forcimi i shërbimit ndaj tatimpaguesve nëpërmjet lehtësimit të procedurave, kontrolli tatimor mbi bazë risku dhe përmirësimi i treguesve të borxhit.