Institucioni

Institucioni > Lajme >

Informacion i rëndësishëm për tatimpaguesit që për herë të parë hyjnë në skemën e TVSH-së

Një fletëpalosje e dedikuar me udhëzime të thjeshta dhe praktike është konceptuar posaçërisht për biznesin e vogël që do të përfshihet në skemën e TVSH-së. Çdo tatimpagues i interesuar për të mësuar më shumë mbi kuadrin ligjor, detyrimet që rrjedhin prej tij, afatet e deklarimit etj, do ta gjejë së shpejti në sportelet e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka në vëmendje të veçantë, këtë kategori tatimpaguesish që do të përfshihet rishtaz në skemën e TVSH-së si pasojë e realizimit të një qarkullimi në kufirin prej 2 milion lekësh. DPT synon që përmes informimit dhe asistencës së vazhdueshme, ndryshimi i përgjegjësisë tatimore për këta tatimpagues të kryhet pa asnjë kosto administrative për biznesin.

Bashkëlidhur mund të gjeni dhe shkarkoni fletëpalosjen

Dokumenta ndihmëse