Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT zhvillon mbledhjen e 7-të, të Komitetit Operacional

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi, ditën e Premte, mbledhjen e 7-të të “Komitetit Operacional” për "Përmbushjen e Planeve Operacionale për vitin 2017". Gjatë këtij takimi, drejtuesit e drejtorive në DPT, prezantuan progresin e bërë nga strukturat gjatë vitit 2017 në drejtim të përmbushjes së objektivave strategjikë për vitin 2017. Këto plane mbështeten në objektivat e Strategjisë së administratës tatimore për periudhën 2017-2021, ku fokus parësor është garantimi i asistencës nga administrata tatimore për nxitjen e përmbushjes vullnetare si dhe implementimi efikas i legjislacionit tatimor. Po kështu një ndër objektivat e rëndësishëm është ofrimi i shërbimeve cilësore dhe reduktimi i barrës administrative për tatimpaguesit dhe biznesin.
Nga analiza e hollësishme dhe raportimi i çdo drejtorie rezulton se Planet Operacionale janë ndjekur dhe realizuar, por gjithashtu u lanë edhe rekomandime të posaçme për t’u ndjekur në vijim nga drejtoritë përkatëse në DPT.