Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës takim me tatimpagues të qytetit të Kavajës

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës zhvilloi një takim me tatimpagues të qytetit të Kavajës. Në këtë takim përfaqësuesit e Administratës Tatimore prezantuan kriteret kryesore që ndiqen gjatë kontrolleve që janë në proçes dhe që do të vazhdojnë në kuadër të aksionit anti-informalitet si dhe dëgjuan shqetësimet dhe rekomandimet e ngritura nga përfaqësuesit e biznesit.

Objektivi kryesor i këtij takimi është përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy palëve, me qëllim inkurajimin e vetdeklarimit të detyrimeve tatimore sipas afateve dhe rregullave proçeduriale si dhe shkëmbimi i opinioneve në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit.

Përfaqësuesit e bizneseve parashtruan kërkesat për informim dhe trajnim lidhur me kuadrin ligjor dhe deklarimet elektronike, si dhe përkrahën idenë e zhvillimit të takimeve të tjera të kësaj natyre.