Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë në kuadër të aksionit anti informalitet ka zhvilluar një takim me tatimpagues, ekonomistë dhe kontabilistë të qytetit të Pogradecit.
Takimi u zhvilluan në frymën e një diskutimi pozitiv midis pjesmarrësve, ku u parashtruan probleme që ndeshen në praktikat e përditshme në zbatimin e aksionit anti informalitet si dhe paqartësi që lidhen me implementimin e 9 shërbimeve më të reja të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në platformën online e-albania.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e administratës tatimore i ftuan subjektet për të ushtruar të drejtën e përfitimit nga Ligji i Faljes deri më datë 31 Dhjetor 2017, duke shlyer detyrimet tatimore principale për periudhën 2011-2014. Vetëm pas pagesës së këtyre detyrimeve administrata tatimore mund të aplikojë fshirjen/shuarjen, e gjobave dhe kamatëvonesave që lidhen me to.
Pjesmarrësit përshëndetën këtë nisëm të administratës tatimore dhe ranë dakort që takime të tilla të shtohen në të ardhmen e të orientohen drejt zgjidhjeve efektive të problematikave të biznesit.