DRT Gjirokastër dhe Sarandë kanë zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të bizneseve. Qëllimi i këtyre takimeve ishte bashkëbisedimi midis tatimpaguesve dhe administratës tatimore, për çështje që lidhen me aksionin kundër informalitetit dhe më gjerë.
Gjatë diskutimit janë parashtruar çështje parësore që lidhen me përmbushjen e detyrimeve tatimore, ligjin e faljes dhe përmirësimin e komunikimit dypalësh.
Pjesëmarrësit u shprehën se lufta kundër informalitetit, është ngushtësisht e lidhur me rregullshmërinë e mbajtjes së të dhënave kontabël e tatimore, nga njëra anë, por dhe me rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj tatimpaguesve nga ana tjetër.
Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan iniciativën që Administrata Tatimore ka ndërmarrë në lidhje me dëgjimin e opinioneve të tyre dhe u shprehën pozitivisht për bashkëpunimin kundër informalitetit dhe evazionit.